4 muaj në spital, Shullazi rikthehet në qeli
Personazhi më i komentuar i botës së krimit, Emiljano Shullazi i burgosur në regjimin ”41-bis”, ka lënë spitalin e burgut. Ai ishte i shtruar që prej datës 18 prill 2022 dhe është transferuar në masa të rrepta sigurie në burg, në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”. Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.