Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 10:13 Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës Buxhetimi me pjesëmarrje vijoi në Rajonin nr. 1 të Elbasanit, ku banorët diskutuan mbi nevojat e zonës dhe investimet që parashikohen të përfshihen në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“5 Maji” qyteti brenda qytetit të Elbasanit

Kronikë E enjte, 16 Tetor 2025 09:41
“5 Maji”  qyteti brenda qytetit të Elbasanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nëse dikur ishte një cep i qetë, me rrugica me baltë dhe shtëpi të ulëta, sot lagjja “5 Maji” është kthyer në një qytet më vete, ku zhurma e jetës moderne përzihet me kujtimet e një Elbasani të dikurshëm.
Mjafton të kalosh Parkun “Rinia”, portën hyrëse drejt kësaj zone, për të kuptuar se këtu ritmi është ndryshe. Dritat e pallateve të larta pasqyrohen në rrugët e asfaltuara, zërat e fëmijëve dëgjohen nga çdo oborr, ndërsa lokalet dhe dyqanet janë gjithnjë plot me njerëz.
Por pak vite më parë, “5 Maji” nuk kishte këtë pamje.
Në vend të trotuareve dhe rrugëve të shtruara, kishte dhera, gropa dhe rrugë me gurë, që vështirë kaloheshin në ditët me shi. Shtëpitë e ulëta, njëkatëshe apo përdhese, rrethuar me gardhe të thjeshta, përbënin një peizazh modest, por plot jetë. Ishte ajo lagje e qetë ku të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin dhe ku dita niste herët dhe me zërin e fëmijëve që shkonin në shkollë.
Sot, në vend të tyre ngrihen pallate të shumta, me oborre të sistemuara, lulishte e ndriçim modern, që i kanë dhënë lagjes një pamje krejt tjetër, urbane, bashkëkohore, dinamike.
“Këtu s’kishim rrugë, as drita, veç shtëpi të ulëta dhe shumë baltë,” kujton znj. Lirie, një banore e vjetër që u vendos në “5 Maj” në fillim të viteve ’70, kur punonte në Metalurgjik. “Atëherë erdhëm nga fshati me burrin, se ai ishte teknik në uzinë. Ishte e vështirë, por njerëzit ishin bashkë, ndihmonin njëri-tjetrin. Tani lagjja s’njihet më, është bërë si qytet!”
Në vitet kur u ndërtua Kombinati Metalurgjik, shumë familje nga zona të ndryshme të vendit u vendosën këtu, inxhinierë, punëtorë, teknikë, njerëz që ndërtuan jo vetëm industrinë, por edhe jetën përreth saj. Ata u bashkuan me elbasanasit autoktonë dhe me të ardhurit nga zonat rurale, duke krijuar një bashkëjetesë të qetë, me shumë respekt e fqinjësi.
Sot, trashëgimia e asaj kohe ndjehet ende në mënyrën se si njerëzit përshëndeten në rrugë, si ndajnë kujtime për “lagjen e dikurshme” e si e ndiejnë veten pjesë të një historie të përbashkët.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, gjithnjë ka pohuar se “5 Maji” do të kthehet në një zonë moderne të qytetit, dhe investimet e kryera gjatë katër viteve të fundit, që ende vijojnë, janë dëshmi e këtij angazhimi. Përmirësimi i infrastrukturës, ndriçimi, asfaltimi i rrugëve, investimet në hapësira publike, janë hapa që e shndërrojnë lagjen në një model urban bashkëkohor.
Në “5 Maji” bashkëjetojnë plot ngjyra, familje të vjetra, të ardhur të rinj, komuniteti rom dhe ai egjiptian, që janë bërë pjesë e pandarë e jetës së përditshme. Me ritmet e tyre, me zanatet e vjetra dhe me dashurinë për vendin ku jetojnë, ata e pasurojnë mozaikun shoqëror të lagjes.
Sot, “5 Maji” ofron gjithçka, shkolla, kopshte, qendër shëndetësore, supermarkete, lokale dhe qendra shërbimesh. Një organizim që e ka bërë lagjen të vetëqëndrueshme, një “qytet brenda qytetit”, që nuk ka më nevojë të shkojë larg për asgjë.
Në mbrëmje, kur dritat ndizen, “5 Maji” merr pamjen e një qyteti që jeton me frymën e vet. Nga kodra e Teqes së Madhe, dritat e pallateve shkëlqejnë si yje mbi një Elbasan të ri, wshtë ajo orë kur ndien se “5 Maji” nuk është më vetëm një lagje, është një qytet brenda qytetit, një Elbasan në miniaturë. Miranda Sadiku

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 20 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Para 13 minutash

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e...

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 23 minutash

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit
Para 28 minutash

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …
Para 33 minutash

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 14 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 21 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.