FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident i trefishtë në Shkodër, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, me pasoja në jetë njerëzish.

Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?