Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në rrugën dytësore Lezhë-Rrile. Një automjet Benz me të cilin udhëtonte një grua ka humbur kontrollin dhe përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.

Raportohet se për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?