FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë punës në një subjekt druri

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në vendin e punës në Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtesh, ku i riu, banues në Pogradec, ishte duke punuar në një subjekt privat të licencuar për përpunimin dhe prodhimin e drurit.

Sipas të dhënave paraprake, 36-vjeçari ka qenë duke ngarkuar trupa druri, kur një prej tyre ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur grupet hetimore dhe autoritetet përkatëse, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?