Aksident tragjik në Zall-Bastar. Makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e Zall-Bastar, në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve të para, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë, në rrethana ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupave dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së automjetit në humnerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?