Ambasadorja e BE-së në Tiranë takon Altin Dumanin: Duam një SPAK të pavarur dhe efektiv
Ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann është takuar me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Takimi është njoftuar zyrtarisht nga zyra e delegacionit të BE. “Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shprehet ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.