Arratisja e bujshme, Prençi: Zinxhiri komandues i burgut duhet të ishte arrestuar në flagrancë

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi komenton arratisjen e bujshme të të paraburgosurit Altin Ndocaj nga spitali i Durrësit. Për të në këtë rast nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore dhe se përgjegjësia shkon përtej drejtuesit të burgut.

”Sot doli urdhri për shkarkimin e drejtorit të burgut dhe zinxhirit komandues, por ata duhet të ishin arrestuar në flagrancë. Unë mendoj se janë implikuar”,-u shpreh Prençi, duke e cilësuar skandalin shumë më të rëndë sesa një shpërdorim i thjeshtë detyre.

Sipas tij, rasti nuk mund të trajtohet si neglizhencë administrative, kur bëhet fjalë për një të paraburgosur me akuza për katër vrasje. ”Nuk mund të quhet shpërdorim detyre kur një person i tillë lirohet pa pranga dhe trajtohet si qytetar i lirë. Këtu mund të ketë pagesa shumë të mëdha, edhe deri në 1 milion euro, që dikush të marrë përsipër një veprim të tillë”,-deklaroi ai në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prençi theksoi se mënyra se si i paraburgosuri është lejuar të lëvizë lirshëm tregon se kjo nuk ka qenë një situatë e rastësishme. ”Sapo është shfaqur kamera, fakti që ai lëvizte i lirë tregon se kjo gjendje është lejuar nga vetë autoritetet. I paraburgosuri kishte kushte për të vrapuar dhe për t’u arratisur, kushte që ia ka krijuar vetë drejtoria e burgut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?