ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore

Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të shënuara gjatë natës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se temperaturat minimale kanë zbritur deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës dhe Qafë Thanë, si dhe -10°C në Dibër.

Ndërkohë nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve në zonat malore me prezencë dëbore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?