Atentatet nga një dorë vrasësish? Softa: I kryejnë vrasjet në mbikalime apo nënkalime që të arratisen

Atentati ku u vra Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, është i mirëorganizuar dhe i ngjashëm erdhe me krimet e mëparshme të ndodhur në vend, të cilat ende nuk kanë autor. Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, thotë se krimet janë të frikshme, pasi aksionet e grupeve kriminale janë të qeta dhe të mirëorganizuara.

”Janë atentate të mirëorganizuara dhe nga eksperienca na bëjnë të mendojmë se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Është një hipotezë e cila të jep mundësinë, pasi ngjasojnë të gjitha aksionet ose vrasjet mafioze ngjasojnë me njëra tjetrën.

Të gjitha kenë në thelb një targë të vjedhur, një makinë të vjedhur, kanë përdorimin e armëve të asgjësimit masiv siç është kallashnikovi. Presin në qetësi deri sa te eliminojnë objektivin. Vijnë paralel me mjetet dhe largohen pa u ndeshur nga asnjë patrullë policie. Është një situatë që përsëritet duket sikur ka krijuar një lloj montonie ku një shoqëri po jeton me këtë lloj krimi. Është një krimi i frikshëm, pasi aksionet e tyre janë profesionale, të qeta dhe duken të mirëorganizuara.

Fakti që kanë një organizim të tillë krimi është i organizuar dhe mund të ketë edhe vrasës me pagesë. Armët janë kudo, kallashnikovët vazhdojnë të jenë në territori. Nga një operacion i policisë së Tiranës u zbuluan sërish baza ku modifikohen armë”.

SHKARKO APP