Avokati i Berishës para SPAK, kërkon shtyrje për fletë-thirrjen?

Pak orë pas konfirmimit të thirrjes së kreut të PD, Sali Berisha, nga SPAK për t’u pyetur lidhur me dosjen e “21 janarit”, në dyert e prokurorisë u paraqit avokati Genc Gjokutaj.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për arsyen e vizitës, por jozyrtarisht mësohet se ai mund të ketë dorëzuar një kërkesë për shtyrjen e ditës së intervistimit të Berishës.

SPAK njoftoi se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrjen, gjatë zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”: “Sot, më datë 17.11.2025, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në datën dhe orën e caktuar”, deklaroi SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?