Berisha nis takimet me aleatët për protestat, ”lufta” për 14 majin zhvendoset në KQZ

Teksa ”lufta” për vulën dhe logon e PD-së është zhvendosur në KQZ pas depozitimit të emrave për anëtarë të KZAZ-ve nga ana e dy grupimeve, kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se veç një vendim politik i Edi Ramës mund ta bllokojë regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Sali Berisha dhe Ilir Meta konfirmuan pas një takimi që zhvilluan në selinë blu se janë në union për aksionin opozitar.

Sali Berisha: Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti Linda Rama ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën.

Ilir Meta: Ne do ecim në rrugën e protestave dhe pa asnjë diskutim në rrugën e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas vendimit të gjykatës, Ivi Kaso Sekretar për çështjet zgjedhore në selinë blu thotë se vetë KQZ-ja ka edhe një precedent në vendimarrje të ngjashme, duke regjistruar në zgjedhjet vendore të 2019 pa një vendim të formës së prerë Partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ivi Kaso: Ka shërbyer në zgjedhje, vetë KQZ ka gjykuar në atë rast ku KQZ ka thanë se mjafton një vendimmarrje e Gjykatës së Shkalës së Parë. Ne kërkojmë që ligji të zbatohet dhe po ashtu precedenti dhe të prevalojë interesi i qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?