BMW-ja përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat-Lushnje, ku një automjet tip BMW është përplasur me një kalë që i ka dalë papritmas para mjetit.

Si pasojë e përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?