Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Buxhetimi me pjesëmarrje, kryebashkiaku Llatja: Investime të reja për sportin dhe të rinjtë e Elbasanit

Kronikë E martë, 28 Tetor 2025 14:40
Buxhetimi me pjesëmarrje, kryebashkiaku Llatja: Investime të reja për sportin dhe të rinjtë e Elbasanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Buxhetimi me pjesëmarrje ka sjellë edhe këtë vit një fokus të veçantë mbi sportin, ku kryebashkiaku Gledian Llatja zhvilloi një takim të gjatë me trajnerë, sportistë dhe përfaqësues të 15 klubeve të qytetit. Në prani të sportistëve dhe trajnerëve, Llatja foli për arritjet e këtij viti dhe për nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në çdo aspekt të aktivitetit sportiv.

Ai theksoi se kërkesat e trajnerëve dhe sportistëve janë mirëpritur, por puna vazhdon dhe sfidat nuk kanë përfunduar. Strategjia e klubeve, sipas tij, është e qartë, status i OJF-ve, masiviteti sportiv dhe krijimi i ekipeve zinxhir që garantojnë pjesëmarrje dhe zhvillim të të rinjve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Janë realizuar shumë aktivitete brenda 15 klubeve, ku janë arritur rezultate pozitive dhe janë shpallur kampione në disa disiplina”, tha ai. Ai shtoi se kushtet për sportistët janë përmirësuar ndjeshëm, duke përfshirë buxhetin për trajtime ushqimore, bazë materiale dhe nevoja të tjera, ndërkohë që përparime janë bërë edhe në anën shëndetësore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Objektivat për këtë vit, sipas kryebashkiakut, përfshijnë realizimin e aktiviteteve lokale, përgatitjen për aktivitetet ndërkombëtare në volejboll, ping-pong, boks dhe karate, si dhe organizimin e edicionit të katërt të “Dekorimit të Figurave”, një aktivitet që promovon talentet e rinj.
Llatja theksoi se “ bashkia ka bërë punë të mira për sportet, por nevojat janë gjithmonë të mëdha”.

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 18 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

Ai falenderoi trajnerët për kontributin dhe angazhimin e tyre dhe theksoi se mbështetja për sportin nuk do të mungojë kurrë.

Ndërsa u ndal tek investimet ai e vuri thkesin tek investimet e fundit tw cilat kanë përfshirë shtimin e palestrave dhe terreneve sportive në shkollat “Kostandin Kristoforidhi”, “Onufri”, “Jorgji Dilo”, rikonstruksione të palestrave ekzistuese dhe terreneve në shkollat “Luigj Gurakuqi”, ndërsa do të ndërtohet një terren i ri sportiv në lagjen Partizani. Po ashtu, investime po kryhen në terrenet e “Dhaskal Todri”, “Naim Frashëri” dhe do të krijohet një ambient i mbyllur sportiv për shkollën “Qamil Guranjaku”.

Kryebashkiaku foli edhe për kërkesat konkrete të klubeve.
“Në basketboll, pjesa më e madhe e kërkesave lidhet me financimin e dëmtimeve të lojtarëve dhe sigurinë e sportistëve të huaj, përfshirë nevojat për fjetje dhe ushqim. Në atletikë, ekipi po stërvitet në stadium pas një periudhe njëvjeçare dhe gjysmë, por ka vështirësi për sportistët që merren me shtizë dhe për stërvitjen në palestër një herë në javë.

Në ping-pong, sfida kryesore mbetet punësimi i trajnerëve dhe mbulimi i ekipeve për transport, pasi janë shumë ekipe dhe nuk mbulohen lehtësisht. Për sportistët elitë dhe të kombëtares, do të ketë një vlerësim të veçantë financiar për të siguruar kushtet optimale” nënvizoi Llatja.
Në fund, kryebashkiaku theksoi se sportet do të mbështeten gjithmonë, por ato duhet të japin rezultat.
“Nuk do të mbajmë më sporte nëse nuk ka rezultate dhe nëse nuk plotësohen pritshmëritë. Modeli që kemi krijuar me organizatat OJF do të mundësojë edhe financim nga bizneset, përmes ligjit të sponsorizimeve që pritet të miratohet. Mbështetja nuk do të mungojë, por sportet duhet të sjellin rezultat,” u shpreh ai.
Ai gjithashtu bëri të ditur se për shumë disiplina po ndërtohen terrene sportive të reja në një investim prej 1.7 milionë eurosh, në një sipërfaqe prej 22 mijë metrash katrorë, në kuadër të projektit “Parku Dua të Luaj”.

Takimi tregoi qartë se puna e klubeve dhe e bashkisë ka sjellë rezultate të prekshme, por sfidat dhe kërkesat për përmirësime do të mbeten pjesë e strategjisë për vitet e ardhshme, duke u siguruar që sportistët e rinj të kenë hapësira, infrastrukturë dhe mbështetje për të zhvilluar talentin e tyre.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 38 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.