Çështja ”McGonigal”, SPAK nis hetimet pas kërkesës nga grupi Alibeaj

Një debat dhe bujë e madhe është në vend për dosjen ”McGonigal”, ndaj dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për rastin në fjalë, edhe pse personazh kryesor është ish-zyrtar i FBI-së. Reagimi i SPAK vjen pas kërkesës zyrtare të bërë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Në një njoftim, grupimi i Enkelejd Alibeajt njofton se tashmë SPAK ka kërkuar nga PD vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tyre.

Bardhi kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama pas bërjes publike të dosjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ai bëri të ditur se kërkoi nga SPAK që të niste hetimet për “një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama”.

SHKARKO APP