Mbyt gruan 40 vjeçe me duar dhe me pas 50 vjeçari vret veten!

Një grua rreth 40 vjeçe është gjendur pa shenja jete në banesë. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në Orikum të Vlorës. Dyshimet e para janë që e ka mbytur bashkëshorti.

Ll. Xhebro, pasi ka vrarë bashkëshorten, S.Xh., më pas ka vrarë edhe veten.

Kronika

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Orikum, ku një grua humbi jetën dhe bashkëshorti i saj u gjet i vetëvrarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të dhunshëm, burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, ku ajo ka mbërritur pa shenja jete.

Hetimet paraprake ngritin dyshime se, përveç dhunës fizike, viktima mund të jetë mbytur me duar.

Pasi e ka lënë gruan në spital, autori është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa familjarët kanë deklaruar për policinë se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.

Mësohet se viktima, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Burri vrau gruan dhe më pas u vetëvra në garazh, kjo është banesa e çiftit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?