Dani vritet në një atentat mafioz, Policia e Shtetit: Kemi ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve

Në rrethrrotullimin e Rinasit u vra me armë Gilmando Dani, ndërsa Muçi Shaljani, alias Sheqeri ka mbetur i plagosur rëndë. Policia e Shtetit ka publikuar informacione paraprake në lidhje me atentatin e ndodhur rreth një orë më parë pranë aeroportit të Rinasit. Policia konfirmon se në makinë me Danin ka qenë edhe një 40-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Reagimi i plotë

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?