Deputetja e PS, Bushka: Vështirë që spiunët të largohen para 14 majit

Largimi i spiunëve nga politika pritet të rikthehet sërish në debatet e politikes. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, tregon se nisma e socialistëve për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë do t’i bashkëngjitet ligjit të propozuar nga demokratët për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen.

Kandidatët për deputetët apo për këshillat bashkiakë do t’u ndalohet kandidimi për të marrë pjesë në zgjedhje në rast se kanë patur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Në ndryshim nga kryetari I grupit parlamentar të PS, Bushka e sheh të vështirë që ky ligj të implementohet për zgjedhjet e 14 majit.

“Koha është e rëndësishme, por cilësia dhe kushtetutshmëria kanë po të njëjtën rëndësi, pasi është një çështje komplekse”, deklaron ajo.

Këto ndryshime në ligjin e dekriminalizimit do të kenë ndikim edhe tek deputetët e zgjedhur, pasi në rast së do të vërtetohen lidhje me ish-sigurimin do t’u ndërpritet mandati.

SHKARKO APP