FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhunë në familje, tapë në timon dhe pa leje drejtimi, në pranga katër persona në Elbasan

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit Hekuran Çekrezi, 61 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: R. Ç., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; S. Z., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe E. B., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?