FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Digjet banesa në Kukës, ndërron jetë i moshuari

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në Kukës, pasi godina ku ai banonte është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë soba me dru që është lënë ndezur gjatë natës.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak .

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?