Disa ditë pa furnizim me ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, banorët janë drejtuar sërish në orët e para të ditës së sotme drejt burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, por dhe një depoje të ujësjellësit që ndodhet në këtë zonë.

Qytetarët janë shprehur të indinjuar për situatën e krijuar dhe kanë fajësuar institucionet e Vlorës për mungesën e zgjidhjes.

Ata thonë se çdo ditë kërkojnë të mbushin ujë ku të mundin, ndërsa situata vështirësohet më shumë për shkak të pragfestës së Vitit të Vitit të Ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, një ditë më parë, të irrituar nga mungesa e ujit të pijshëm, disa qytetarë kanë hyrë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku po zhvillohej mbrëmja gala, festa e fundvitit për qytetarët e Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë deklaruar se defekti, i cili ka ndodhur katër ditë më parë, pritet të riparohet gjatë ditës së sotme. Megjithatë, qytetarët vijojnë të jenë të indinjuar dhe të grumbullohen në zonën e Ujit të Ftohtë për të siguruar ujë të pijshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?