Domatet me pesticide në Berat, jepen vendimet për të arrestuarit

Gjykata e Beratit këtë të premte ka dhënë vendimet për të arrestuarit në lidhje me domatet që u kapën me pesticide. Kështu është lënë në burg administratori i ”Era-Fruit”, Marigren Qorri dhe në arrest shtëpie 2 inspektorët e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç. Prokurori i çështjes, Arjeta Plaku pasi ka lexuar edhe akuzat ndaj tre shtetasve të arrestuar,ka kërkuar “cilësimin të ligjshëm” të arrrestimit të tyre. Prokurorja i ka kërkuar gjykatës masën e sigurimit personal: “arrest në burg” për shtetasin Mariglen Qorri (eksportuesi) dhe masat e sigurimit personal “arrest në burg” për dy punonjësit e AKU-së Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika.

Mariglen Qorri, 40-vjeç, banues në Kuçovë, pronari i kompanisë së eksportit të perimeve “Era-Fruit” akuzohet për veprat penale: “Importimi,prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërkohë që dy punonjësit e AKU-së Griselda Doksani, 25-vjeçe, banuese në Berat dhe Ronaldo Lika, 27-vjeç, banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas prokurorisë, Mariglen Qorri kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë. Punonjësit e AKU Berat u arrestuan pasi-sipas hetimeve të prokurorisë-gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt,kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?