Dy vëllezër marrin peng një të mitur në Berat, dyshonin se u vodhi paratë
Kronikë E Mërkurë, 12 Tetor 2022 12:12
Dy vëllezër në Berat janë arrestuar ditën e sotme pasi morën me forcë një 15-vjeçar në automjetin e tyre.
Në pranga ranë vëllezërit, F.H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç banues në Drenovicë, Dimal.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë, ku ata morën me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre 15-vjeçarin sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, dy ditë më parë.