Eksploziv në banesën e punëtorit të ndërtimit, lënda plasëse u hodh në mesnatë
Kronikë E Diel, 22 Janar 2023 10:15
Në mesnatë në shtëpinë e një punëtori ndërtimi, është hedhur një sasi e vogël me eksploziv. Policia njofton se rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së Demir Carës është hedhur lënda plasëse. Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka konflikte me njerëz të tjerë, por mësohet se është person me precedent penal dhe shtëpisë ku jetonte e kishte me qira.