FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekstazi nga Holanda për lokalet e natës, zonat më problematike në Tiranë

Në duart e Policisë së Tiranës ka rënë si sasi prej 1007 tableta me ekstazi që vjen nga Holanda. Të arrestuarit, Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari dhe 17-vjeçari me inicailet E.M kanë refuzuar të tregojnë personat që siguronin këto tableta, vlera e së cilës në treg arrin në 3 mijë lekë.

Përdorimi i drogave sintetike mes të cilave dhe ekstazisë, së fundmi është kthyer në një problem për policinë. Megjithatë referuar statistikave lëndët narkotike që përdoren më së shumti në kryeqytet janë Kanabisi, Kokaina dhe Heroina.

6 janë zonat e evidentuara si më problematike në Tiranë, ku janë evidentuar raste më të shumta të shitjes apo shpërndarjes së drogave. Mes tyre janë Tiranë e Re, zona ish-Bllokut, Ali Demi, Kombinati, Unaza e Re dhe Alliasi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?