Elbasani nderon Ditën Botërore të Gjuhës Rome

Para godinës së Bashkisë Elbasan u zhvillua sot një aktivitet për të kujtuar Ditën Botërore të Gjuhës Rome, një ditë që thekson rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës rome si pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët.
Elbasani përbëhet nga një komunitet i gjerë rom, i cili prej vitesh kontribuon në jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike të qytetit. Në këtë kuadër, Bashkia Elbasan ka qenë gjithmonë e angazhuar në mbështetjen e projekteve dhe nismave që promovojnë përfshirjen sociale, diversitetin kulturor dhe ruajtjen e identitetit të këtij komuniteti.

Gjatë aktivitetit foli edhe mësuesi i gjuhës rome, Raxhi Rakipi, i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerën që gjuha ka në ruajtjen e identitetit dhe kulturës rome.
Në vijim, u zhvilluan prezantime kulturore dhe aktivitete me nxënës, që përmes fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën rome përcollën mesazhe sensibilizuese për ruajtjen dhe promovimin e kësaj gjuhe.
Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit dhe organizatave rome në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?