Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Falje borxhesh dhe paqe fiskale, fshihen detyrimet tatimore e doganore për 10-vjeçarin e fundit

Kronikë E mërkurë, 5 Nëntor 2025 14:41
Falje borxhesh dhe paqe fiskale, fshihen detyrimet tatimore e doganore për 10-vjeçarin e fundit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria do të falë borxhet tatimore dhe doganore e akumuluara 10-vjeçarin e fundit, si edhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Paralelisht do të zbatohet edhe paqja fiskale me bizneset që përfshin edhe një marrëveshje të tyre me tatimet, ku në këmbim nuk kryhen kontrolle tatimore.

Në ndryshimet e reja fiskale përfshihet edhe rikthimi i skemës së rimbursimit për fermerët 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe zbatimi i rivlerësimit të pronave me një normë tatimi prej 5%, proces që sipas realcionit të buxhetit do të zgjasë përgjatë gjithë vitit.

Vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar disa ndryshime të reja dhe rishikime të politikave fiskale. Risi do të jetë paqja fiskale, nismë që parashikon faljen e të gjitha detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara për një periudhë 10-vjeccare, nga 31 dhjetori 2014 deri më 31 dhjetor 2024.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, nga kjo përjashtohen borxhet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe falen vetëm kamatëvonesat duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.

Po ashtu, parashikohet edhe një falje e pjesshme e borxheve nga viti 2015 deri në 2019 por me kusht që të paguhet gjysma e tyre brenda qershorit të vitit të ardhshëm.

Duke nisur nga viti i ardhshëm rikthehet edhe skema e rimbursimit në bujqësi me qëllim mbështetjen e fermerëve. Këta të fundit parashikohet që të kompensohen me 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar për blerjen e mallrave e shërbimeve në funksion të aktivitetit të tyre bujqësor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Paralelisht, në vitin 2026 do të zbatohet edhe rivlerësimi i pronave me një normë tatimi 5% nga 15% që është aktualisht. Referuar relacionit, procesi për përafrimin e vlerës së pasurive me atë të tregut parashikohet të zbatohet gjatë gjithë vitit.

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 15 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

Ndërkohë, me rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë parashikohet që efekti pozitiv në buxhet të jetë rreth 9 miliardë lekë. Edhe vitin që vjen do të vijojë mbështetja për biznesin e vogël pasi do të vazhdojnë me zero taksa.

Po ashtu vitin e ardhshëm pritet të aplikohet zbritja tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Parashikohet që njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi i paguar mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale, në mars të vitit 2026.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.