Gjendet i pajetë 69-vjeçari në Vlorë, dyshohet se u vetëvra me armë zjarri
Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Mallkeq të Vlorës. Sipas policisë, dyshohet se ai është vetëvrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. B., 69 vjeç. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

