Grabitet supermarketi në Yzberisht, autori kërcënon punonjësen me thikë

Ditën e sotme, rreth orës 13:30, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në “Eco Market” në Yzberisht.

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?