Himarë/ Plagoset 85-vjeçari nga shpërthimi i një granate dore në ullishten e tij

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në lagjen “Livadhë” të Himarës, ku një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore gjatë punimeve në tokën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. K., 85 vjeç, po punonte në ullishten e tij kur granata, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri, shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime në këmbë.

I moshuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave së ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?