Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe nuk del nga burg, GJKKO e dënon me 2 vite e 4 muaj

Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse, do ta lërë në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe. GJKKO ka vendosur ta dënojë me 2 vite e 4 muaj burg dhe i hiqet e drejta për 5 vite që të mbajë funksione publike.

Tushe doli në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?