Kaosi në Kuvend/ Debat mes Xhafajt dhe Blushit: Kërkesa për të pasur Ramën me urgjencë ishte një pretekst
Seanca plenare e së enjtes u shoqërua nga kaosi, ku deputetët e opozitës kërkuan që prezent të ishte kryeministri Edi Rama. Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj tha në një intervistë për ”Euronews Albania”, se kërkesa për të pasur Ramën me urgjencë ishte një pretekst.
“Ndërkohë që ka një rregullore të parlamentit shqiptar e cila është e përcaktuar edhe në bazë të Kushtetutës, është votuar nga të gjitha palët, se si është procedura e thirrjes së interpelancave qoftë për çështje prej vërteti, qoftë për teori konspiracioni”,-tha Xhafaj.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nuk ra dakord me argumentin e tij duke sjellë në vëmendje se seanca e të enjtes ishte e shëmtuar, por jo për faj të opozitës.
“Mazhoranca më kot përpiqet t’i bllokojë fjalën opozitës për një çështje e cila sigurisht është skandal jo vetëm i përmasave lokale, këtu në Shqipëri, por sigurisht është një çështje e cila ka shokuar dhe mbarë opinionin botëror dhe këtu e kam fjalën për çështjen McGonigal”,-tha Blushi.