Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

Një i ri është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi po udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tranziti” është vënë në pranga shtetasi Gledis Ustabeqiri, 30 vjeç, banues në Shkodër, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur. Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, shtetasit Gledis Ustabeqiri, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?