Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa, publikohet sms-ja: Hiq dorë nga denoncimet për Onkologjikun
Gazetari Osman Stafa ka marrë një mesazh kërcënues me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në spitalin e Onkologjikut. Pas marrjes së mesazhit, gazetari i është drejtuar Policisë së Shtetit ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.
Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale. Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik.
Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj.
KOHA JONË SONDAZH

