Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën për kërkesën e Metës

Gjykata e Lartë cakton datën 9 tetor për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Meta kërkon shfuqizimim e dy shkallëve më të ulëta, që kanë refuzuar kërkesën e tij.

Gjykata caktoi 25 shtatorin për seancën paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua më herët nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

Presidenti i PL-së, regjistroi një tjetër betejë të dështuar në luftën e tij për t’u liruar nga burgu. Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar me një masë më të butë masën “arrest në burg”, që e vuan prej tetorit të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?