Kikia: Zgjedhorja dhe Territorialja të nevojshme! Ndryshimet në Kushtetutë me rrezik për partitë e vogla
Sali Berisha ka pranuar të ulet për të diskutuar me Edi Ramën për ndryshim rrënjësor të Kushtetutës. Këto ndryshime konsistojnë në ngritjen e dhomës së senatit dhe atë të parlamentit dhe rrjedhimisht uljen e numrit të deputetëve në Kuvend. Analisti Mentor Kikia flet edhe për darkordësinë e PD-së dhe PS-së për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, ku thotë se ka një paragjykim të madh për opozitën në çdo rast. Ai e sheh optimiste bashkimin e votave me mazhorancën për aq kohë sa produkti final do të jetë i vlefshëm.
”Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë dy nga sfidat më të mëdha të kësaj legjislature. Me territorialen do të zhbëhet ajo që u bë gati 15 vite më parë, ndarja e re territoriale, eliminimi i njësive vendore dhe zvogëlimi i tyre deri në 61. Ishte një dështim jo vetëm politik, por dhe administrativ në raport me shërbimin ndaj qytetarëve. Kontributi i opozitës për tu bërë pjesë e reformës territoriale është një gjë e mirë.
Tjetër është Reforma zgjedhore. Jemi mësuar që pas çdo procesi zgjedhor, fillon dhe flitet për reformë. Historikisht ka mbetur për minutat e fundit, dhe atëherë nuk bëhet më reformë, por behët vetëm diçka që më shumë prish punë sesa dreqin. Angazhimi për ta ndërmarrë reformën Zgjedhore që në këtë fazë është e domosdoshme. Kur nuk bashkëpunohet, themi e ka fajin opozita, kur bashkëpunon, e akuzojnë sipas parimit që bashkoi votat me mazhorancën”, tha Kikia.
Ndër të tjera, Kikia analizoi dhe qëndrimin e opozitarit Agron Shehaj, i cili refuzon të bëhet pjesë e Komisionit për Zgjedhoren duke pretenduar se kjo është një dakordësi mes dy partive të mëdha për të zhdukur ato të voglat. ”Është një qëndrim i mirë, reformat nuk i bën dot vetëm mazhoranca dhe opozita, por shumica dërrmuese parlamentare që përbëhet nga palët. Besoj që qëndrimi i Shehajt, më shumë sesa për përbërjen e komisionit, lidhet me një dyshim të kahershëm që reforma zgjedhore, shikohet si një përpjekje e dy partive të mëdha për të minuar partive të reja. PS dhe PD gjithmonë i kanë shkelur syun njëri-tjetrit për të mbajtur një ligj zgjedhor që nuk lejon partitë e reja të favorizohen. Fjalimi i Shehajt dje ishte pikërisht që dy paritë e mëdha janë bërë bashkë për këtë”.
KOHA JONË SONDAZH

