KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët i bashkohen sistemit gjyqësor. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në 11 gjykata në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës.

Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Këshilli do të organizojë nesër ceremoninë e betimit të 42 gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2025.

Shpërndarja e gjyqtarëve është si në vijim: tre në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; shtatë në gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan; shtatë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu dy gjyqtarë u caktuan në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës; katër në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë; një në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; pesë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; shtatë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?