Korçë/ Dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në një zonë malore
Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç.
Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
KOHA JONË SONDAZH

