FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, në Fier: Situata vijon të mbetet në alert

Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit.

Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7 metra dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti pritet të arrijnë pikun në mesditë.

Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, por niveli aktual ka një rrisk të shtuar dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura. Historiku është i qartë, në rast të daljes nga shtrati , do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve”, tha Çako.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?