Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se të gjitha strukturat e bashkisë janë të angazhuara për të menaxhuar situatën pas reshjeve të fundit dhe për të mbështetur banorët e prekur nga përmbytjet. “Bashkia është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme familjeve të prekura”, deklaroi ai.

Arbana informoi se tashmë është punuar për pastrimin dhe sistemimin e rrugëve dhe kanaleve kulluese, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, është bërë kontroll dhe pastrim i pusetave, për parandalimin e përmbytjeve dhe funksionimin normal të rrjetit kullues.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse. “Bëni vetëdeklarimin e dëmeve nëse nuk jeni kontaktuar ende nga grupet e terrenit”, apeloi Arbana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?