Kryemadhi: Ilir Meta është më i forti edhe kur është vetëm. Rama erdhi në pushtet falë tij

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thekson vendosmëri për të mos hequr dorë nga çështja e inceneratorëve. E pyetur në “Euronews Albania” lidhur me mënyrën e bërjes së opozitë të bashkëshortit të saj Ilir Meta, ajo e konsideroi më realistin në politikë.

“Unë nuk jam askush që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë. Tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.

Eksperienca e drejtimit të institucioneve të ndryshme e bëjnë që jo vetëm ai të njohë realitetet shqiptare dhe sjelljet politike të individëve të ndryshëm, si zoti Rama apo zoti Basha, por ajo që e karakterizon e të qenit shtetar e bëri që të gjente dhe pasojat që do vinin më pas. Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve. Mendoj se është një nga njerëzit që bën opozitën më të fortë edhe kur është i vetëm. Ne e lamë vetëm kur dogjëm mandatet. Ai i vetëm fare ka fituar disa beteja ligjore”.

A i druhet një shpallje non grata të Metës? “Jo aspak, 90% e shqiptarëve non grata janë, a ikin dot? Marrin viza se nuk ikin dot jashtë shtetit se nuk kanë para për të paguar bileta. Problemi i Ramës dhe Veliajt është Meta. Ramën e ka sjellë në pushtet Meta dhe po në pushtet Ilir Meta e hoqi. Në vitin 2000 mos ishte Meta, se Fatos Nano i tha “e solla nga Parisi me thonj pa prerë”. Meta e bëri kryetar Bashkie kur ishte Kryeministër”.

SHKARKO APP