Masakra me tre viktima, Policia kërkon të ”njohurit e krimit”

Kush i vrau tre të rinjtë në masakrën e rëndë në mbikalimin e Fushë-Krujës? Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në pikën zero. Hetuesit përveç dyshimeve të personave që mund të jenë të përfshirë, nuk kanë shkuar më shumë se kaq.

Po ashtu janë bërë kontrolle të shumta në fshatrat përqark. Një pjesë nuk janë gjetur, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të jenë larguar nga vendi disa ditë para ngjarjes, kjo referuar sistemit TIMS.

Përtej të dhënave të sistemit, po verifikohen sërish, pasi gjithsesi mund të jenë brenda vendit dhe nuk përjashtohet mundësia që të kenë manipuluar. Prokuroria insiston në pyetjen e tyre për vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, si të vetmen hapësirë ku mund të shfaqen detaje të autorëve.

SHKARKO APP