Masakra në Klos, vajza e autorit: Më ngacmonin në Instagram
Vajza e autorit Fiqiri Mjeshtri, që vrau babë e bir në Klos, ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej në Instagram nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh).
Sipas ”Report Tv”, vajza prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë. E pyetur nga babai i saj i ndjerë, ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllezërit ka kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre.
Ato janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba prej babë e bir. Më pas ai është vetëvrarë.