Masiv dherash në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, aksi i bllokuar edhe për 7 ditë
Kronikë E Premte, 9 Janar 2026 15:43
Vazhdojnë punimet për heqjen e masiveve të dheut në rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Të paktën për 7 ditë kjo rrugë do të jetë e bllokuar deri në largimin e plotë të dherave dhe gurëve. Si pasojë e rrëshqitjes se dherave nga reshjet e dendura të shiut, kjo rrugë nuk mund të përdoret nga mjetet dhe se këta të fundit duhet të kalojnë vetëm përmes Qafë Thanës.
KOHA JONË SONDAZH

