Meta: Droni i së vërtetës tregoi se Tirana nuk ka incenerator, por një qendër grumbullimi mbetjesh
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të akuzojë duke thënë se droni i së vërtetës tregoi se Tirana nuk ka incenerator, por një qendër grumbullimi mbetjesh. ”Për të njëjtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës. Droni i së Vërtetës provoi se Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë duhet të dalin para Drejtësisë”,-shkruan Meta në facebook.
Postimi i plotë
Droni i së Vërtetës tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm një groposoje primitive e mbetjeve.
Tirana nuk ka incenerator, por një qendër grumbullimi mbetjesh që është e njëjtë me atë të Bushatit në Shkodër.
Për të njëjtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës. Droni i së Vërtetës provoi se Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë duhet të dalin para Drejtësisë!