Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë

Ka ndërruar jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga e ëma, Ruth Abongo. E reja u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

22 vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Ajo ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë.

Sipas raportimeve, mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë. Rasti i 22 vjeçares solli në Shqipëri edhe disa përfaqësues të ambasadës keniane në Romë, ku u takuan me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?