Ndonëse sërish pa thënë një datë, Berisha përsërit thirrjen për protesta

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së që u mbajt këtë mbrëmje, nuk u dha një datë për protestat, por thirrjet e kreut demokrat Sali Berisha ndaj shqiptarëve nuk munguan.

“Për PD skandali McGonigal përbën një akt ndër më të rëndët në historinë e marrëdhënieve-shqiptaro amerikane pas largimit të ambasadës së SHBA në 1946 nga Enver Hoxha dhe do të mbetet në memorie jo për pak kohë. Mendoj se çdo shqiptar ka një detyrim madhor t’i japë Ramës përgjigjen e merituar sepse ai kontraktoi një vrasës me pagesë për ekzekutimin e PD dhe pluralizmit.

T’i japim një përgjigje përfundimtare Ramës si një armik i egër i aleatit tonë kryesor, si njeri i pabesë që shfreu urrejtjen e etërve të tij kundër SHBA, ose verbëria e pushtetit e bën atë të aftë për çdo veprim për të qëndruar në pushtet. Çdo shqiptar ka ardhur koha të flasë, t’i dalë zot vendit për të larguar këtë kalbësirë, i cili në çdo anë del i zi dhe më i zi. Kemi denoncuar këto muaj skandal pas skandali, por bota është çuditur me tolerancën ndaj këtyre skandale”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP