Në 6 muaj, Policia ka shpallur 658 persona në kërkim

658 persona janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë, kjo vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti. Ata janë identifikuar si të dyshuar për vepra të rënda penale dhe janë shpallur në kërkim. Por edhe më i lartë është numri i të shpallur dhe në kërkim që janë arrestuar nga ana e policisë gjatë kësaj periudhe.

Referuar njoftimeve zyrtare, rezulton se në pranga kanë rënë 968 persona në kërkim. Kryepolici Gledis Nano ka kërkuar performancë më të mirë nga drejtoritë vendore. Gjatë këtij viti janë vënë në pranga 125 persona në kërkim ndërkombëtar.

Për të ulur numrin e personave të shpallur në kërkim, shpesh policia nxjerr në teren FNSH dhe Renea të cilat ushtrojnë kontrolle të befta. Përveç të dyshuarve për krime, Policia ka në kërkim 591 persona të cilët kanë një vendim të formës së prerë dhe janë dënuar për vepra të rënda penale.

Mes emrave më të rinj që i është bashkuar kësaj liste është Jani Aila i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me paramendim të Elton Çiços.

SHKARKO APP