”Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta”, Berisha: Ky regjim po shkërmoqet

Këtë mbrëmje Partia Demokratika zhvilloi Foltoren e radhës para godinës së Kryeministrisë, e cila është edhe e fundit për këtë vit. Berisha tha se e mbyllin me protesta për ta nisur 2026 me protesta dhe mbështetësit e pakët përmes thirrjeve në kor dhe parullave, kërkuan rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

”Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për tu ndarë nga kjo e keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj se opozita është sot më e fuqishme se kurrë.

Këtij regjimi në çdo kohë kalon është në shkërmoqje. Pesë ditë pa ujë, kur veç pak muaj më parë drejtori ujësjellësit i thotë gazetarëve që këta rrinë tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë një telefon për shqetësimin. Drejtori tha një të vërtetë, qytetarët e Vlorës ia zunë në gojë kafshatën e galasë në fyt, i përzunë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?