Ngjarje e rëndë në Rrogozhinë, një makinë përplas një vajzë 2 vjeç

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2 të qytetit. Drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar me inicialet F. Xh., banues në Rrogozhinë, dyshohet se ka goditur të miturën gjatë momentit kur po kryente manovrën e kthimit të automjetit në rrugicën e lagjes.

Si pasojë e përplasjes, e mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për procedurat e mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?